Futboll Seria A Sport

DERBI I MADONINËS DHE NË MERKATO/ Drejtuesit e klubeve interesohen për futbollistin e Bundesligas…

Milani dhe Interi po kalojnë një periudhë krejt të kundërt, me zikaltërit që janë në një formë të shkëlqyer duke rivalizuar me Juventusin për titullin kampion, dhe me kuqezinjtë që kanë grumbulluar vetëm 13 pikë në 12 ndeshje të zhvilluara.

Drejtuesit e të dyja klubeve kanë filluar të mendojnë tani, për sa i përket levizjeve që do të bëjnë në merkaton e janarit. Sipas asaj që shkruan “fichajes.com”, të dyja ekipet e Milanos kanë një objetiv të njëjtë për këtë sension të merkatos.

Thuhet se objektivi i dy klubeve, është mesfushori i Aintraht Frankfurtit, Filip Kostiç. Futbollisti pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja klubeve, të cilët do të përpiqen ta afrojnë atë në ekipet e tyre respektive.

kostic

Mesfushori serb ka treguar paraqitje shumë të mira në Bundesligë, dhe kjo nuk ka kaluar pa rënë në sy të dy klubeve italine, që do të provojnë ta marrin në ekipet e tyre.

Related posts

ISH PILOTI I FORMULA 1/ “Ju tregoj pse Vettel nuk e mposhti Hamilton”

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BORUSSIA DORTMUND/ Gati “artileria e rëndë” trajnerin Conte, Rikthehen 3 titullarët…

Delo.autor

ZYRTARE/ Lojtari rinovon me Inter deri në fund të sezonit

Delo.autor

Leave a Comment