Futboll Premier League Sport

PO KALON NJË PERIUDHË TË VËSHTIRË/ Manchester United gati sulmin për dy talentet e shumëkërkuar

Mançester Junajtid nuk po kalon një periudhë shumë të mirë këtë sezon, teksa rezultatet e arritura deri tani janë larg atyre që priteshin.

Për këtë arsye drejtuesit e kësaj skluadre po mendojnë të afrojnë dy lojtarë, që po shkëlqejnë momentalisht në ekipet e tyre. Bëhet fjalë për talentin e Dortumndit, Sanço dhe atë të Salzburgut, Haland.

Të dy futbollistët po tregojnë paraqitje shumë të mira me ekipet e tyre, dhe për këtë arsye ata kërkohen nga klubet më të mëdha të Europës. Verdhezinjtë kërkojnë të paktën 120 milionë euro për ta lënë të lirë Sançon, dhe nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë posht kësaj shume.

Ndërsa Salzburgu kërkon të paktën 100 milionë euro, për të hequr dorë nga futbollisti. Një operacion që do të kushtonte në total 220 milionë euro, por drejtuesit e Junajtid janë të bindur se me afrimin e këtyre dy lojtarëve do të kthehen te rezultatet pozitive.

Related posts

Ikona e Barcelonës ka marrë oferta fitimprurëse nga Kina

Q.Autor

“DJAJTË E KUQ” JANË…/ “Verratti paralajmëron PSG-në: Largimi i tij ka ndryshuar gjithçka

Delo.autor

SEZONI I RI/ Orare të reja për Superioren, zbardhet axhenda për javën e parë

Isa.Autor

Leave a Comment