Futboll

Salah ndjen mungesën e Coutinhos

Mohamed Salah ka thënë se i mungon miku dhe ish-bashkëlojtari i tij te Liverpooli, Philippe Coutinho, i cili u transferua në Barcelonë gjatë merkatos dimërore për një shumë marramendëse parash.

Salah, i cili iu bashkua Liverpoolit gjatë verës së 2017-s, krijoi një lidhje të fortë me brazilianin Coutinho, e cila nuk zgjati më shumë se gjashtë muaj.

Coutinho u transferua në Barcelonë për 160 milionë euro në janar dhe një muaj më pas, Salah thotë se e vëren mungesën e tij.

“Më mungon ai!” ka thënë Salah për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Ai ishte miku im, një djalosh shumë i mirë. I uroj gjitha të mirat në Barcelonë, sepse është lojtar i jashtëzakonshëm, me shumë cilësi. Jam krenar që kam luajtur përkrah tij”, ka shtuar Salah.

Related posts

“U KËRKOJ FALJE TIFOZËVE TË PSG-SË PËR FINALEN E HUMBUR”/ Tiago Silva zbulon të ardhmen e tij: Dua…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Përdori GRUAN për njoftime të “nxehta”, 6 muaj BURG për ish-futbollistin e njohur

Isa.Autor

“EURO 2020″/ “Transfermark” publikon kistën, ja 10 portierë që vlejnë më shumë…

Delo.autor

Leave a Comment