Moto GP Sport

MOTORI MORI FLAKË GJATË TESTEVE DIMËRORE/ Piloti italian irritohet: Doni të më vrisni…

Testet e para dimërore që pilotët e Moto GP po zhvillojnë në Valencia kanë patur një moment të vështirë. Motori Aprilia i pilotit italian Andrea Iannone ka marrë flakë teksa ishte duke e pilotuar atë. Incidenti ndodhi në kthesën e parë të pistës.

Për fat të mirë, piloti italian pati mundësi të evitojë ndonjë tragjedi, duke nxjerrë motorin jashtë piste, ta ndalojë atë dhe të largohet pa pasoja. Pavarësisht kësaj, motori la shumë gjurmë vaji në pistë dhe provat u ndërprenë.

Iannone ka qenë shumë i irrituar pas këtij incidenti, duke e shfryrë të gjithë inatin te mekanikët e Aprilia. “Mjaft më, tani do të vras veten duke u përplasur pas murit me 300km.orë. U bënë 10 herë që ju them se motori i ri nuk bën, nuk bën”, tha Iannone.

Related posts

Tabloidi anglez konfirmon: “Sarri dhe Zola te Chelsea”

Sadik.Autor

E BUJSHME NË ANGLI/ Tomas Strakosha, pasardhësi i Loris te Tottenhami

Delo.autor

Berisha dhe Strakosha, dy nga tri pritjet më të jashtëzakonshme ne Seria A

Sadik.Autor

Leave a Comment