Futboll Sport

MIHAJLOVIC PO LUFTON ME JETËN/ Por nuk harron të bëjë gjestin që tërbon shqiptarët (FOTO)

Siniša Mihajlović po kalon një nga momentet më të vështira në jetë. Ai po lufton me leukeminë dhe dje ka përfunduar ciklin e tretë të kurimit. Mjekët thonë se trajneri serb i Bolonjës ka dhënë sinjale të mira dhe se ai mund t’ia dalë ta fitojë betejën më të rëndësishme të jetës. 

Një lajm i mirë për botën e fubtollit dhe për një njeri që i ka dhënë shumë këtij sporti. Por dje, pasi ka dalë nga spitali, 50-vjeçari nuk ka harruar të bëjë gjestin me tre gishta të çetnikëve serbë. Çetnik është term që vjen nga forcat serbe në Luftën e Parë Botërore nën komandën e Kosta Pećanac-it dhe nga forcat serbe në Luftën e Dytë Botërore nën komandën e Drazha Mihajlloviç-it. Por ky term, tanimë përçmues, përdoret për të identifikuar serbët nacionalistë të linjës së ashpër dhe disa forca paramilitare të udhëhequra nga krimineli famëkeq, Arkan.

Arkani

Ky i fundit është i njohur për krimet dhe urrejtjen që kishte ndaj shqiptarëve. Sinisha Mihajloviç ka pranuar se e kishte pasur mik Arkanin (Željko Ražnatović) dhe ishin njohur bashkë që nga koha kur ai luante me Yllin e Kuq të Beogradit. Mihajloviç ka lindur në provincën kroate të Vukovarit dhe ka nënë kroate e baba serb.

Sinisha-Tare

Në rininë e tij ai është shquar për deklarata të forta nacionalistë, madje kur luante me Lacion u kërkoi tifozëve të vendosnin një banderolë në stadium në nder të Arkanit, pak ditë pasi ai u vra. Kujtojmë që Mihajloviç pati një përplasje fizike me Igli taren kur luante me Interin dhe kapiteni i Shqipërisë ishte pjesë e Lacios.

Related posts

“KOLONELËT” KUQEZI/ Qeveria gradon sportistët elitarë për arritjet ndërkombëtare

F.autor

Figo parashikon derbin e Milanos dhe kampionin e Italisë

Q.Autor

Gentian Selmani në dilemë, të zgjedhë Belgjikën apo Italinë?

Sadik.Autor

Leave a Comment