Futboll

Zbulohet prapaskena/ Arsenali ia ofroi Realit, por ja kush e refuzoi transferimin e Sanchezit

Arsenali i ofroi Real Madridit sulmuesin Alexis Sanchezit, por trajneri Zinedine Zidane e ka refuzuar kilianin, sipas “Daily Star”.

Gazeta britanike raporton se presidenti Florentino Perez kishte dashur ta blinte kilianin, por Zidane kishte refuzuar duke mos dashur ta prishte rehatinë në sulm në mes të sezonit.

Sanchez kërkohej me ngulm nga Manchester City i Pep Guardiolës, i cili u tërhoq nga gara për të për shkak të çmimit të lartë.

Sanchez përfundimisht iu bashkua Manchester Unitedit pas një marrëveshjeje për shkëmbim, në bazë të së cilës Henrikh Mkhitaryan kaloi tek Arsenali.

Related posts

Pepe Reina nuk rinovon, e ardhmja larg Napolit

Q.Autor

FLAMURTARI NUK GJEN QETËSI/ FIFA i bllokon merkaton. Nëse nuk paguhet ish-portieri, kuqezinjtë rrezikojnë…

Delo.autor

Pique mban në ankth Barcelonën, nesër do të zbulohet gjendja e qendërmbrojtësit

Q.Autor

Leave a Comment