Futboll La Liga Sport

“NUK DI TË DRIBLOJ”/ Griezman tregon arsyen pse ka vështirësi te Barcelona

Antoine Griezman e pranon që e ka shumë më të vështirë të përshtatet me mënyrën e lojës së Barcelonës, pasi deri tani ishte mësuar me një lloj tjetër loje, që i garantonte atij të shënonte gola me shumicë kur ishte pjesë e Atletico Madrid, apo siç bën në përfaqësuesen e Francës.

Por te kalatanasit ai nuk ka arritur ende të përshtatet me skemat e tyre aq sa duket se i riu Fati po arrin të luajë më mirë rolin e mbështetësit të dyshes Mesi-Suarez sesa francezi.

Sipas Griezman, ka një shpjegim të thjeshtë për arsyen se pse ai nuk është ende në nivelet e kërkuara te Barcelona.

“Unë nuk di si të dribloj, më pëlqen të prek një apo dy herë topin ndërsa ec me shpejtësi. Më pëlqen që të kem topin e pastër para dhe të gjuaj drejt portës”, shpjegoi ai arsyen, e cila sipas tij po e pengon për momentin që të bëjë diferencën te Barcelona ku i jepet prioritet mbajtjes së topit.

Related posts

Chelsea, Man United dhe Arsenal në garë për yllin e Bundesligës

Q.Autor

MERKATO PAS COVID-19/ Mbappe mbetet më i shtrenjti , ja çmimi

Delo.autor

LAJM I HIDHUR PËR REI MANAJ/ Barcelona blen me klauzolë 300 milionë euro sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment