Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Flamurtari-Luftëtari. Rezultati 1-1

Do të luhet në orën 13:30, ndeshja mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, në stadiumin “Flamurtari”, në Vlorë.

Kjo sfidë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, ku fitorja është e vetmja rrugë për të mbajtur shpresat për mbijetesë më të gjalla. Kujtojmë që Luftëtari është në vendin e nëntë me 7 pikë, ndërsa Flamurtari në vendin e fundit me 4 pikë

Dy ekipet e vendit të fundit, do të futen në fushën e lojës, për trepikëshin dhe për këtë kanë zgjidhur të hedhin në fushë lojtarët më të mirë, që janë në dispozicion.

Vihen re mungesat e Sukajt dhe Vatnikajt te vlonjatët, ndërsa te Luftëtari nuk është i skualifikuari Fili.

 

LIVE| Flamurtari-Luftëtari 1-1
(Rapo 53′)

62′ Zeqaj gjuan, por gabon. Vlonjatët presojnë, por pa rezultat.

59′ Paiteris shpëton portën e tij, pas roveshatës që ka tentuar Rrapaj.

53′ GOOLL! Luftëtari kalon në avantazh. Rapo është ai që shënon përballë Moçkës.

51′ Muçollari merr krahun, por krosimi i tij ishte tërësisht i gabuar.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

40′ Trajneri Birçe ndëshkohet me të verdhë, pas protestave.

36′ Tension në Vlorë, lojtarët kapen me njëri-tjetrin, pas një faulli ndaj Moçkës. Karton për portierin dhe Dragoshin.

34′ Shans për gjirokastritët. Rrapo godet nga distaca por, Moçka devijon në këndore

24′ Topi i gajtë për Ribajn, Paiteris pastron gjithçka duke dalë nga zona.

20′ Luftëtari del dis nga zona, fiton goditje dënimi, por nuk shfrytëzohet siç duhet.

17′ Vlonjatët vazhdojnë të këmbëngulin, por pa rezultat.

13′ Ribaj godet nga largësia, por asnjë rrezik për gjirokastritët.

11′ Pjeshka provon me kokë, reagon sërish portieri i Luftëtarit.

10′ Paiteris reagon në kohë, nxjerr topin në goditje këndi pas goditjes së Rrapajt.

6′ Protesta për penallti nga Flamurtari, Rrapaj godet, Kukaj ndal me kënbë, por topi shkon në dorën e tij. Arbitri vazhdon lojën.

4′ Më kërkues Flamurtari në këto minuta të para.

3′ Rrapaj godet jashë zone, bllokojnë lojtarët e Luftëtarit.

1′ Starton sfida në Vlorë!

FORMACIONET ZYRTARE:

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, K. Nebihu, B. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe

Luftëtari: Paiteris, Qato, Lala, Kukaj, Açka, Prikas, Dragoshi, Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika. Trajner: Giorgos Marantas.

Related posts

“Arena Kombëtare” Rama: Hapja e dyerve, mbyll gojët e liga

Sadik.Autor

Futbollisti i njohur baba për herë të tretë, pas dy vajzave bëhet me djalë (FOTO)

Sadik.Autor

DERBI I MADONINËS/ Ndeshje dramatike, Milan ndan pikët me Inter dhe zbret në vendin e dytë

Delo.autor

Leave a Comment