Futboll Sport

COPA LIBERTADORES/ “Çmenduri” nga Gabigol, Flamengo është kampione e brazilit

Është mbyllur takimi final i Copa Libertadores mes Flamengos dhe River Plate.

Ishin brazilianët ata që triumfuan me rezultatin 2-1, falë një dopiete të sulmuesit të Interit, Gabriel Barbosa.

Gabigol shënoi dy gola në tre minutat e fundit dhe përmbysi gjithçka i vetëm, duke i dhënë trofeun Flamengos së tij.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe ndërhyrjet e ashpra dhe tensioni në fushë nuk munguan.

Sulmuesi Gabigol bëri një ndeshje shumë të qetë për 90 minuta, por atëherë kur i duhej skuadrës, u shndërrua në protagonist, duke treguar se është një goleador i lindur.

Copa Libertadores, finale

Flamengo – River Plate  2-1
Gabigol 90′ 90+3′ / Borre 14′

Related posts

1.5 BILION STERLINA/ Ja formacioni më i shtrenjtë në botë, ka befasi të mëdha

Delo.autor

Chelsea përgatit 100 milionë euro për “yllin” e Real Madrid

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ Mancini grumbullon 37 lojtarë tek Italia, tre futbollistë marrin ftesë për herë të parë

Delo.autor

Leave a Comment