Futboll Seria A Sport

JO VETËM NË SHQIPËRI/ Stadiumi mbetet në errësirë të plotë pak para ndeshjes në Serie A (FOTO)

Ndeshja midis Leçes dhe Kaljarit e planifikuar të luhej në 20:45, rrezikon të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të motit të keq.

Reshjet e shiut vazhdojnë pa pushim, duke e rënduar fushën dhe duke e bërë të pamundur që ndeshja të zhvillohet aty.

Për shkak të kushteve të këqija klimaterike, për disa minuta kanë ikur edhe dritat në stadiumin “Via del Mare”.

Stadium ka mbetur në errësirë të plotë për disa minuta, me problemin që u rregullua nga kompanitë përgjegjëse për këtë pak minuta më vonë.

Tashmë po vlerësohet gjendja e fushës, dhe pas pak minutash do të vendoset nëse do të zhvillohet ndeshja apo do të shtyhet për një ditë tjetër.

img

Related posts

DISFATA NDAJ VERONËS/ Ronaldo: Nuk duhej të ndodhte kështu!

Delo.autor

LUFTËTARI-VLLAZNIA/ E pabesueshme çfarë humbin shkodranët! Qyrani bën mrekullinë (VIDEO)

Delo.autor

Spalletti: Interi luajti me mendësinë e duhur

Q.Autor

Leave a Comment