Futboll Sport

PËRFUNDON ECURIA PREJ 4 FITORESH E LAÇIT/ Partizani mposht kurbinasit dhe shkëputet nga Kukësi

Partizani është rikthyer te fitoret në Superligë pas barazimit një javë më parë me Flamurtarin pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Laçin. Në takimin e fundit të javës së 13 vendosi goli i Jasir Asanit që këtë sfidë ndryshe nga radhët e fundit e nisi si titullar.

Mëngjarashi përfitoi nga një rrëmujë në zonë për të t’I dhënë kampionëve në fuqi këtë fitore ndaj një kundërshtari që në katër ndeshjet e fundit kishte marrë pikët e plota. Pas 13 javësh kampionat Partizani udhëheq me 25 pikë, 4 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Kukësi.

Vlen për t’u theksuar edhe fakti që kjo sfidë e zhvilluar në Elbasan Arena nisi 15 minuta me vonesë për shkak se mungonte ambulanca, një problem që u rikuperua në një moment të dytë.

Related posts

ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Merret vendimi përfundimtar, ja kur do të luhet ndeshja Danimarkë-Finlandë…

Delo.autor

NANTES-PSG/ Pas një asisti nga ylli Mbappe, Herrera zhbllokon sfidën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NË ITALI YLLIN E JUVENTUS PO E “MASAKROJNË”/ Trajneri i Argjentinës: Po vuan, e përqafojmë nga larg

Delo.autor

Leave a Comment