Futboll Seria A Sport

U SHKARKUA NGA MILAN PËR REZULTATE TË DOBËTA/ Trajneri Giampaolo drejt stolit të ekipit tjetër të Serie A…

Marko Xhamopaolo u shkarkua nga stoli i Milanit pas 8 ndeshjeve të para të këtij sezoni, ndonëse ishte emëruar në stolin e kuqezinjve vetëm në verën që lamë pas.

Drejtuesit e Milanit nuk ishin të kënaqur me lojën dhe rezultatet e arritura nga Xhampaolo, dhe për këtë arsye vendosën ta largojnë atë duke ia besuar drejtimin e ekipit, Stefano Piolit. Megjithatë ish-trajneri i Sampdorias tashmë mund të fillojë një aventurë të re, pikërisht në Serie A.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, e ardhmja e Xhampaolos nga sezoni i ardhshëm mund të jetë te Udineze.xHAMPAOLO

Luka Goti i cili tashmë është në drejtimin e bardhezinjve pritet të qëndrojë deri në qershor, më pas do të kërkohet një trajner tjetër. Pikërisht emri më i përfolur është ai i Marko Xhampaolos, i cili momentalisht është i papunë.

Related posts

SURPRIZON ME DEKLARATËN PËR TALENTIN ITALIAN/ Drejtori i Fiorentinës: Po vazhdoi kështu, i jap lejë të flasë me…

Delo.autor

“KAM FOLUR MË SHUMË ME CALHANOGLU SE ME GRUAN E TIJ”/ Inzaghi: Barella do jetë flamuri i Interit

Delo.autor

Emery zbërthen Arsenalin e tij dhe zbulon objektivin e “topçinjve”

Sadik.Autor

Leave a Comment