Futboll Seria A Sport

PLAN PËR MERKATON E JANARIT/ Conte bën “doktorin”, ja situata aktuale te “Zikaltërit”

Asnjë përfundim terrorizues nga testet e Nikolo Barelës siç shpresonte edhe vetë Antonio Konte, por për Interin mungesa e mesfushorit është megjithatë një dëm i madh. Zikaltrit festonin 11 fitoret nga 13 ndeshje në Serinë A, 7 sukseset radhazi në transfertë dhe 34 pikët me një shkëputje minimale nga Juventusi, por kanë buzëqeshjen më të zbehtë për faktin e humbjes së Barelës deri në 2020-ën.

Është dëmtimi i yllit të radhës së skuadrës së Kontes, rikthen sërish në vëmendje problemin e ekipit të paktë në numër, ashtu siç trajneri ka përsëritur vazhdimisht gjatë javëve të fundit përpara pauzës së kombëtareve, pas barazimit në “San Siro” kundër Parmës dhe pas humbjes horror në Dortmund. Merkato e janarit është ende larg dhe atëherë do jetë “doktor Konte” ai që duhet të gjejë “recetën” për të mos ndalur ritmin.

FAT I KEQ – Dëmtimi i Barelës i ka ndërlikuar më tej planet afatshkurtra. Mesfushori, i cili u largua nga fusha e lojës pak përpara pushimit kundër Torinos pas një tërheqjeje në gjurin e djathtë, do mungojë në 6 ndeshjet e mbetura deri në Krishtlindje. Dhe meqenëse në lojë është një kualifikim në Champions dhe mbajtja e ritmit të Juventusit, mungesa peshon. Fragmenti është më i vogël se një centimetër, ja përse Barela do të operohet në artroskopi brenda ditëve të ardhshme.

barelaaa

 LARG VËSHTIRËSIVE – Ndër të tjera, duke lexuar listën e të dëmtuarve nuk është e vështirë të kuptohet se deri tani Interit i është dashur të kalojë jo pak pengesa. Rezultati? Kontes i është dashur të shtrydhë resurset mendore dhe fizike e një pjesë të grupit për të mbajtur “varkën” në vijë. Konte ndërkohë pret edhe Stefano Sensin, lojtarin e shtuar të fillimit të sezonit, jashtë fushave që nga sfida me Juventusin.

Tani përpara është Slavia e Pragës. Galjardini duhet të jetë i rikuperuar, por nga minuta e parë mund të ketë vend edhe për Borha Valeron, pasi u aktivizua me Torinon. Duke pritur janarin, ndërkohë që shpresohet për rikthimin e Sensit, do i takojë Kontes detyra për të gjetur recetën e duhur për Interin e tij.

Related posts

Ish-ylli i Bayernit tregon recetën si thyhet hegjemonia e bavarezëve në Bundesligë

Q.Autor

E RRALLË/ GJARPËRINJ dhe OFENDIME, tifozët anglezë kanë tjetër nivel ÇMENDURIE (VIDEO)

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asisti nga mesfushori Ramsey, “Përbindëshi” Ronaldo ndëshkon Parmën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment