Futboll Sport

AKT SHEMBULLOR/ Ja arbitri shqiptar ka ndihmuar për të shpëtuar jetë në tërmetin tragjik (FOTO)

Tërmeti tragjik që përfshiu Shqipërinë dhe më konkretisht qytetin e Durrësit ka sensibilizuar të gjithë qytetarët e vendin tonë.

Një prej gjyqtarëve më të njohur në Superligën Shqiptare, Laver Alla, është përfshirë në luftën me kohën për të shpëtuar sa më shumë njerëz që gjenden nën rrënojat e zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Njëzet e gjashte persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar në një seri tërmetesh që goditën Shqipërinë. Alla, që në profesion është specialist pranë repartit zjarrfikës në Lushnjë, është i angazhuar në zonën ku gjendet hoteli i shembur “Miramare” duke dhënë kontributin e tij për të nxjerrë nga rrënojat qytetarët.

Alla ka ndarë me miqtë e tij në Facebook momentin kur kanë shpëtuar një prej personave të mbetur nën rrënoja dhe shpreson që të gjejnë ende të tjerë.

Related posts

Vidal te Chelsea? Ja çfarë thotë trajneri i Bayern

Q.Autor

NË KËRKIM TË PASARDHËSIT TË SUAREZ/ Barcelona kishte në dorë yllin e Premier, por Abidal s’pranoi ta blinte

Delo.autor

MIQËSORJA E YJEVE SHQIPËRI-ITALI/ Alban Bushi dhuron spektakël, trondit traversën nga jashtë zonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment