Futboll Seria A Sport

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK CAGLIARI/ Flet Nainggolan: Dua t’i tregoj Interit se gabuan…

Raxha Naingolan po kalon një formë të shkëlqyer te Kaljari, aty ku kaloi në huazim nga Interi.

Kaljari së bashku me mesfushorin belg në ekip, janë një nga surprizat më të mëdha në Serinë A, teksa pas 13 ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 25 pikë dhe renditen në vendin e 4-t.

Së fundmi belgu ka dhënë një intervistë ku shprehet se dëshiron t’i tregojë Interit se gabuan që e larguan dhe tregon arsyen pse zgjodhi Kaljarin. “Unë dua t’i tregoj Interit se ata gabuan. Jam duke luajtur shumë mirë dhe rezultatet e Kaljarit janë gjithashtu të mira. Është diçka shumë e mirë për mua, edhe pse nuk dua të gëzohem para kohe.

Mund të kisha shkuar te Fiorentina ose tek disa ekipe të tjera, por problemi që kishte gruaja ime më bëri që zgjedhja ime të ishte Kaljari. Preferova të zgjedh qytetin ku ajo jeton. Ajo po lufton me sëmundjen e saj dhe për fat të mirë gjithçka po shkon shumë mirë.”, u shpreh Naingolan.

Related posts

SHKËLQEN NË GJERMANI/ Muslija shpëton Hannoverin nga humbja me një gol të “ÇMENDUR” (VIDEO)

Delo.autor

NGA IBRAHIMOVIC TEK ARTURO VIDAL/ Ja 11 emrat që do të “ndezin” merkaton e janarit

Delo.autor

ELIMINIMI NGA “KUPA E ITALISË”/ Ja trajneri favorit që pritet të zëvendësojë Gattuson tek Mialni

Delo.autor

Leave a Comment