Futboll Sport

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN DANEZ/ Fantastik mesfushori i Kombëtares, gjen rrugën e rrjetës në sfidën vendimtare

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e Vejles në Danimarkë, në sfidën tepër të rëndësishme ndaj pretendentëve të Viborg.

Vendasit ishin duke udhëhequr në minutën e 7, me epërsinë e 2 golave, teksa Ramadani në minutën e 29-të, ngushtoi diferencën, për t’i hapur rrugë golit të barazimit të shënuar nga Gundelund.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 2-2. Momentalisht me këtë rezultat, Vejle udhëheq kampionatin me 36 pikë në 18 ndeshje, ndërkohë që Viborg mban vendin e 3-të me 2 pikë më pak. Titullar në këtë sfidë aktivizohet edhe mesfushori i Shpresave, Muçolli.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Chelsea përfiton një penallti, Jorginho nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Kukësi braktis edhe “Loro Boriçin”, marrëveshje me një tjetër stadium (DETAJE)

Isa.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Juventus-Atalanta në “Allianz Stadium”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment