Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EURO 2020/ Shqipëria dhe Kosova humbin pozicione në renditjen e FIFA-s, ndikojnë dy ndeshjet e fundit (FOTO)

Dy ndeshjet e fundit eliminatore nuk sollën rezultate pozitive, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovë.

Kuqezinjtë si fillim barazuan 2-2 ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”, ndërsa më pas u mposhtën nga Franca me rezultatin 2-0 në stadiumin e ri “Air Albania”. Pikërisht këto rezultate kanë ndikuar edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, teksa tashmë Shqipëria renditet në vendin e 66-të, duke humbur një pozicion, nga ai që ndodhej më parë.renditjaa

Kosova në dy ndeshjet e fundit eliminatore regjistroi dy humbje, teksa u mposht nga Çekia në transfertë dhe nga Anglia në shtëpi. Në këtë mënyrë, tashmë “dardanët” renditen në vendin e 115-të duke humbur një pozicion.renitj

Vendi i parë vazhdon të kryesohet nga Belgjika e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Ky klasifikim është në bazë të dy ndeshjeve që u zhvilluan këtë muaj.

Related posts

NDESHJE DRAMATIKE/ Barazim me gola, Inter dhe Atalanta ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

E BUJSHME/ Shkëlqeu te Vitese, Çelsi i ofron kontratë 5-vjeçare Armando Brojës

Delo.autor

PAS IRRITIMIT PAS ZËVENDËSIMIT/ Mbappe sërish problematik, veprimi i fundit shtang Tuchel

Delo.autor

Leave a Comment