Futboll Sport

KAOS NË CHAMPIONS PREJ KORONAVIRUSIT/ Trajneri Garcia: Nuk e di nëse do të luhet Juventus-Lyon

Trajneri i Lyon, Rudi Garcia, kundërshtarit të Juventusit në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, ka shprehur dyshimet e tij për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes së kthimit me bardhezinjtë. Në dritën e zhvillimeve të fundit, që flasin për një pezullim të mundshëm të Serie A prej “Coronavirus”, trajneri pranoi se nuk ka asnjë garanci se çfarë do të ndodhë: Jo, unë nuk kam asnjë informacion për këtë çështje. Ne sapo kemi përfunduar ndeshjen me Lille, kështu që nuk kam një përgjigje”.

Lidhur me hendekun në renditje nga vendi i tretë i Ligue 1 (ky pozicion do të thotë kualifikim në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm), Garcia nuk e ka humbur shpresën: “Ne nuk e merituam të fitonim sonte, por mund të barazonim. Kishim shanse për këtë, por nuk i kapitalizuam dot. Tani kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje, pra janë 30 pikë në dispozicionin tonë. Ne jemi 10 pikë pas vendit të tretë, pra shumë. Por, për sa kohë që matematika nuk na pengon, vendi i tretë mbetet i mundur”.

Related posts

Refuzoi gjigandët italianë, më në fund Deulofeu i thotë ‘PO’ kësaj skuadre

Q.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Nuk po aktivizohet me Inter-in, skuadra e Serisë A “piketon” mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Spalletti drejt shkarkimit nga Interi, ja kush e zëvendëson

Delo.autor

Leave a Comment