Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Leclerc shpjegon përplasjen me Sebasttian Vettel: Duhet të jemi më pak agresivë…

Në prag të garës së fundit sezonale në Abu Dhabi, piloti francez i Ferrarit, Charles Leclerc është rikthyer të flasë për incidentin e dy javëve më parë në Rio De Janiero, me shokun e skuadrës Sebastian Vettel.

Ky i fundit ishte larguar për të qëndruar pranë bashkëshortes, që solli në jetë fëmijën e tretë të tyre, ndaj i takoi Leclerc që të komentojë atë çfarë ndodhi në garën e parafundit në Brazil, ku të dy makinat Ferrari u përplasën me njëra-tjetrën dhe dolën nga pista para kohe.

“Më vjen keq për gjithçka ndodhi atje, por ishte edhe një episod disi i pafat. Kemi riparë videon disa herë, bashkë me pjesëtarë të stafit dhe Vettel e di mirë që nuk duhej të spostohej majtas, ndërsa unë mund të kisha bërë më mirë për të shmangur përplasjen. Megjithatë nuk duhet dhe nuk do të jemi më kaq agresivë me njëri-tjetrin”, deklaroi Leclerc.

Të dy pilotët e Ferrarit kanë pasur probleme të shumta gjatë këtij sezoni, duke dueluar ashpër në shumë raste, ndërsa Lelerc ka kritikuar shpesh edhe urdhrat e drejtuesve të skuadrës, që kanë qenë në favor të Vettel.

“Nuk kemi një hierarki mes nesh, pasi të dy jemi të fortë mjaftueshëm sa për të synuar fitoren. Megjithatë kemi porosi që të mbajmë më shumë distancë me njëri-tjetrin dhe të jemi më pak agresivë”, u shpreh Leclerc.

Related posts

Moratta bëhet baba i binjakëve, dedikim të veçantë për bashkëshorten

Sadik.Autor

NUMËR ZHGËNJYES PËR KOMBËTAREN/ Ja sa bileta janë shitur deri para ndeshjes me Moldavinë

Delo.autor

VENDOS SULMUESI LATIF/ Teuta merr tre pikët e para dhe fundos Kamzën

Isa.Autor

Leave a Comment