Futboll Premier League Sport

PAS 18 MUAJSH NË STOL/ Rezultatet negative, Arsenali shkarkon trajnerin Emery

Unai Emeri nuk do të jetë më trajner i Arsenalit! Pas 18 muajsh në postin e “topçinjve”, tekniku është shkarkuar zyrtarisht nga posti i tij. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez nëpërmjet faqes zyrtare.

Ecuria e dobët e Arsenalit këtë sezon, që vazhdoi edhe mbrëmë në Ligën e Europës me disfatën me rezultat 2-1, bëri që pasardhësi i Arsene Vengerit, Unai Emery të shkarkohet nga posti i trajnerit. Në ditët e ardhshme pritet të emërohet edhe tekniku i ri që do të marrë drejtimin e “topçinjve”.

Arsenali

Related posts

NGA VONESA TEK NEGLIZHENCA/ Sa mistere rreth vdekjes së Maradona-s

Delo.autor

PERISIC DREJT LARGIMIT/ Marotta kërkon të marrë mesfushorin e Manchester Cityt…

Delo.autor

“RACIZMI ENDE EKZISTON”/ Ylli Lukaku: Në Itali më ka ndodhur vetëm një herë, reagova dhe…

Delo.autor

Leave a Comment