Futboll Seria A Sport

DREJTUESIT E KLUBIT TË INTER “DHIMBJE KOKE”/ “Zikaltërit” humbin 45 milionë euro, ja arsyeja …

Raportimi i 30 shtatorit 2019 i “Inter Media Communication”, shoqëria e lidhur me klubin zikaltër, së cilës i akordohen të ardhurat komerciale dhe nga të drejtat televizive, ka theksuar daljen nga kontrata të tre sponsorëve që, sipas raportimit të djeshëm të sajtit “Calcio&Finanza”, u siguronin arkave të zikaltërve 45 milionë euro në total: “Full Share Holding Limited” dhe “King Dawn Investment Limited” kanë ushtruar klauzolën e daljes prillin e kaluar (vlenin në total 20 milionë), njësoj ka vepruar më 30 qershor agjencia e marketingut “Beijing Yixinshijie”, që siguroi 25 milionë euro vitin e kaluar.

 KONTRATA TË REJA – Shifrat thonë që në tremujorin e parë arkëtimet nga sponsorët kanë qenë të barabarta me 19,1 milionë euro (ishin 27,7 në të njëjtën periudhë të bilancit 2018-’19), ndërsa ata nga sponsorët rajonalë dhe të drejtave të emrave kanë zbritur nga 20 në 8,9 milionë euro.

Fitimet e pritura për bilancin 2019-’20 zbresin pra nga 130,4 milionë në 75,3. Peshojnë 45 milionët e përmendur për sipër, por edhe mungesa e bonuseve të lidhura me rezultatet.

Ortakëri të reja janë firmosur duke nisur nga 1 korriku 2019 me “Lenovo”, “Acronis”, “Hugo Boss”, “Rinascente”, “Linkem”, “A2A” dhe kontrata të tjera për një impakt pozitiv prej 6,6 milionësh. Zbresin edhe fitimet e pritura të sezonit, nga 290,9 në 210,6.

Related posts

ZBULON PLANIN E SË ARDHMES/ “Pleshti” kërkon informacione shokut të kombëtares për…

Delo.autor

FUTBOLLISTI I BAYERN MUNICH DREJT REALIT/ Salihamidzic: Bëmë gjithçka, fatkeqësi po e humbëm me zero

Delo.autor

VIDEO/ Goditi fluturimthi ‘alla Van Basten’, shikoni çfarë bëri portieri i Realit

Q.Autor

Leave a Comment