Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Bileta nuk mjafton, tifozët duhet të presin lotarinë për Lojërat Olimpike

Ndonëse tashmë mund të kenë në xhep biletat, do të jetë shorti ai që do të përzgjedhë personat me fat, të cilët do të kenë mundësinë për të ndjekur nga afër ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes si dhe një pjesë të garave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Komiteti organizativ i olimpiadës ka vendosur që për poseduesit e biletave do të përdoret një lotari. E gjitha kjo për shkak se është shitur një numër më i lartë biletash në raport me normat që ka vendosur qeveria japoneze. Çdo impiant mund të mbushet deri në 50% të kapacitetit, ndërsa numri maksimal i spektatorëve të lejuar nuk duhet ti kalojë 10 mijë.

Në krahasim me biletat e shitura, organizatorët bëjnë të ditur se numri i biletave të cilat do të kthehen në të pavlefshme mund të shkojë rreth 910 mijë. Tifozëve tashmë nuk u mbetet gjë tjetër përveçse të shpresojnë që të përzgjidhen nëpërmjet lotarisë, rezultatet e së cilës do të publikohen në faqen zyrtare të olimpiadës më datë 6 korrik.

NDALOHET ALKOOLI PËR TIFOZËT – Edhe ata që do të kenë fatin t’i ndjekin nga afër Lojërat Olimpike, do të kenë shumë kufizime, për shkak të masave antiCOVID. Në olimpiadë do të ndalohen alkooli, përqafimet, duartrokitjet dhe autografet. Organizatorët bëjnë të ditur se gjithçka bëhet për arsye sigurie. Kështu që atmosfera me stadiumet plot që na kanë dhuruar disa ndeshje në Europianin e futbollit, nuk do t’i shikojmë në olimpiadë

FSHATI OLIMPIK – “Tokio 2020” ka zbuluar së fundmi disa detaje të veçanta rreth Fshatit Olimpik, si dhe ka nxjerrë aplikacionin zyrtar të olimpiadës. Vendi ku do të akomodohen sportistët dhe delegacionet është Harumi, i cili ka një pamje piktoreske në lungomaren e kryeqytetit japonez, i rrethuar me det nga tri anë. Fshati do ti ofrojë të gjitha komoditetet e nevojshme atletëve, duke nisur që nga restoranti, i cili do të jetë i hapur 24 orë në 24, gjatë gjithë javës. Atletët do të kenë mundësi të zgjedhin në një meny me rreth 700 ushqime. Gjithashtu, nuk do të mungojnë vendet e argëtimit, pasi është ndërtuar një park lojërash, në formën e një anije piratësh.

Related posts

E PAZAKONTË/ Portieri i Real Madrid-it i habit të gjithë, në ceremoninë e martesës vishet me… kostum sportiv

Delo.autor

CHAMPIONS/ Juventus triumfon me “POKER”, Sulmuesi Morata spektakolar

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Në Angli mungon ‘fair play’, shënohet ky gol i turpshëm (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment