Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA TRIUMFON NË MIQËSORE/ Shkodranët mposhtin Besëlidhjen dhe ruajnë formën e tyre

Vllaznia ka arritur të fitoj me rezultatin 2-0, miqësoren e luajtur ditën e sotme, ndaj Besëlidhjes në Lezhë.

Kjo miqësore është zhvilluar me qëllim që skuadrat të ruajnë formë e tyre, pas ndërprerjes së kampionateve, për shkak të tërmetit që goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit.

Ekipi shkodran ka shënuar nga një gol në çdo pjesë dhe kështu ka triumfuar ndaj Besëlidhjes.

Vllaznia kaloi në avantazh në minutën e 37-të me anë të Shtubinës, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.

Ndërkaq në të dytën ishte Pusi ai që shënoi golin që vulosi rezultatin për ekipin e tij në minutën e 80-të të kësaj sfide.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Ish-trajneri i Interit gati të marrë drejtimin e Fenerbaces

Delo.autor

Mourinho fut në garë Interin dhe Juventusin për mbrojtësin

Isa.Autor

Vendimi i FIFA-s/ Ja çfarë ka bërë gruaja e Granit Xhakës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment