Futboll Sport

“EURO 2020″/ Hidhet shorti, ja cili është grupi i “ferrit”

Në kryeqytetin rumun të Bukureshtit është hedhur pasditen e së shtunës shorti për grupet e kampionatit europian të futbollit Euro 2020.

Për herë të parë në këtë kompeticion do të marrin pjesë 24 ekipe europiane të cilat u ndanë në 6 grupe.

Një përballje vërtetë e vështirë do të jetë në grupin F të këtij kompeticioni ku Franca, Portugalia dhe Gjermania do të përballen mes njëra tjetrës.

Ndeshja e parë e Europianit do të jetë ajo mes Turqisë dhe Italisë.

Risia e këtij viti është që ndeshjet e finaleve të Europianit nuk do të luhen vetëm në një vend, por në 12 qytete të ndryshme evropiane.

Shorti mund të quhet i paplotë pasi janë ende 3 ekipe që duhet të plotësojnë 24-shen pasi të luajnë në fazën play-off të Ligës së Kombeve që përfundojnë në muajin mars.

Grupi A, Turqi, Zvicër, Itali, Uells.

Grupi B, Belgjikë, Rusi, Danimarkë, Finlandë

Grupi C, Holandë, Ukrainë, Austri, (Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Kosovë ose Bjellorusi)

Grupi D, Angli, Kroaci, Çeki, (Skoci, Norvegji, Serbi ose Israel)

Grupi E, Spanjë, Poloni, Suedi, (Bosnje, Sllovaki, Irelandë, Irelandë e Veriut)

Grupi F, Gjermani, Francë, Portugali, (Islandë, Bullgari, Hungari ose Rumani)

Related posts

PO SHKËLQEN ME WERDER BREMEN/ Rashica titullar në miqësoren kundër Everton

Delo.autor

SEZON ËNDRRASH/ Haaland shënoi 52 gola në 53 paraqitje dhe fitoi 3 trofe në sezonin e tij debutues me City

F.autor

“Po më kalove përsëri do të t’i thyej këmbët dhe nuk do të shkosh në Kupën e Botës”

Q.Autor

Leave a Comment