Futboll Sport

TJETËR GJEST I MADH NGA TIFOZËT E AEK-ut/ Shpalosin banderolën në shqip: Lutuni për Shqipërin

Tërmeti i tmerrshëm që godtit Shqipërinë më 26 nëntor, ka bërë që solidarizimi të jetë i jashtëzakonshëm.

Një mbështetje e madhe për vendin tonë ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët.

Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh.

Ditën e sotme kur skuadra e tyre e basketbollit është duke luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.”

Pikërisht edhe banderola është e shkruar në shqip, dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.

Related posts

GETAFE-REAL MADRID/ Zidane rrezikon shumë me skuadrën surprizë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

IDETË E REJA TË FORMULA 1/ Jean Todt kundër: Kjo gjë është e tepërt për pilotët

Delo.autor

“RONALDO MË THA SE MUND TË PËRFUNDOJË NË…”/ Nani zbulon bisedën me yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment