Futboll Sport

“NUK KA SHORT TË LEHTË”/ Flet trajneri Southgate: Do të bëj një tjetër foto me…

Anglia, e cila arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018, do të fillojë fushatën e saj në “Euro 2020” kundër Kroacisë në stadiumin “Wembley” më 14 qershor.

Duke reaguar ndaj shortit që i rezervoi Kroacinë dhe Republikën Çeke, trajneri i kombëtares së “Tre Luanëve”, Gareth Southgate deklaroi: “Nuk jam edhe aq i sigurt që patëm fat dhe është një short i mirë ai që u hodh në Bukuresht. Pozitiv është fakti që i njohim rivalët sepse kemi luajtur me dy prej tyre më parë. Fakti që do të kemi mundësi të mbështetemi nga tifozët tanë e për më tepër në “Wembley”, i bën edhe më të veçanta ndeshjet e grupit tonë në Europian.”

Më pas tekniku 49-vjeçar kalon në analizën e rivalëve, me Kroacinë që është gjithashtu kandidate për kreun e grupit. “I njohim cilësitë e kroatëve dhe e dimë që i përkasin një niveli shumë të lartë, por i tillë është futbolli sot dhe është e kotë të presim për kundërshtarë të dobët.Sauthgejt 2

Me Zlatkon (Daliç) e kam një fotografi, por ndeshja mes nesh do të jetë rast për një tjetër foto kujtim. Jam shumë i kënaqur me ekipin tim, ishim më të rinjtë në eliminatoret e fundit, por kjo nuk do të jetë kurrsesi një alibi”, përfundoi Sauthgejt.

Related posts

TRAJNERI GJERMAN/ Ofertat e BAYERNIT janë QESHARAKE për lojtarët e Premier League

Isa.Autor

“JAM KËTU, MOS U MËRZIT”/ Futbollisti i Partizanit konfirmon qëndrimin te “Të Kuqtë”

Delo.autor

PARTIZANI-TIRANA/ Kërkohet triumfi ndaj “Demave të Kuq”, 10 arsyet përse fitojnë “Bardheblutë” në derbi

Delo.autor

Leave a Comment