Champions League Futboll Sport

PRITEN LARGIME NË JANAR/ Ja lojtarët e Tiranës në udhëkryq për të ardhmen

Mirë apo keq, sido që të shkojë situ ata, në janar Tirana mund të përballet me afrime dhe largime nga skuadra. Trajneri Julian Ahmataj konsideron se duhen emra të tjerë që bardheblutë të luftojnë për titullin kampion, ndërkohë që në skuadër ka jo pak lojtarë që qëndrojnë në stol dhe nuk kryejnë asnjë funksion veç atë të të qenurit rezervë. Gjithsesi, për momentin ka fjalë për lëvizje të caktuara në radhët e 24 herë kampionëve.

LARGIMET 

Janë të shumtë emrat që përfliten për një largim nga skuadra. Si fillim, bardheblutë duket se nuk janë shumë të kënaqur nga Ismael Dunga dhe performanca e tij. Lojtari ka kaluar shumë probleme fizike dhe në fushë, veç golave nuk ka ngrohur, edhe pse nuk i është dhënë ndonjë mundësi e madhe.

ismael dunga

Dunga ka një kontratë afatgjatë me Tiranën, por mund të ndodhë që palët të shohin rrugë të tjera në janar. Një tjetër lojtar në ajër është edhe Albi Doka. Ky i fundit duhet të firmosë rinovimin brenda pak ditësh. Nëse Doka nuk e bën një gjë të tillë, gjasat janë që Tirana do të tentojë ta shesë mbrojtësin në janar, për të përfituar para.

albi doka

Edhe Dorian Kërçiku mund të largohet, duke parë që nuk ka shumë hapësira, por gjithçka është në dorë të lojtarit, i cili do të shohë ku i leverdis më shumë. Të presë shansin e tij te kryeqytetasit apo të provojë fatin diku tjetër. Nuk ka mbaruar ende, sepse edhe Ernest Muçi mund të jetë një largim.

Ai ose do të shihet në ndonjë skuadër, ose do të jepet borxh që të luajë. Mund të jetë më mirë për Tiranën dhe karrierën e lojtarit. Janë edhe lojtarë të tjerë që mund të largohen, por si fillim bardheblutë duhet të mbyllin 2019-ën për të parë se do të jenë të renditur dhe më pas për të vendosur për të ardhmen.

Related posts

TRONDITET FUTBOLLI/ Futbollisti i ri vdes pas përplasjes me kundërshtarin në fushë

Isa.Autor

I SKANDONTE KONTRATA NË QERSHOR/ Matuidi e zyrtarizon, tregon fatin e tij te Juventusi

Delo.autor

100 pasime, Hysaj ndër më të mirët në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment