Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS TËRMETIT SHKATËRRUES/ Rikthehet Kategoria Superiore, dilema për derbin e kryeqytetit

Federata Shqiptare Futbollit, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, vendosi që të pezullonte të gjitha aktivitetet futbollistike të javës që po mbyllet. Dje, qeveria e futbollit shqiptar vendosi që t’i rikthejë në gjendje normale aktivitetet futbollistike në vend, duke bërë të qartë edhe axhendën e ndeshjeve.

Kështu që, është mësuar edhe se kur do të zhvillohen ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë Superiore, si dhe stadiumet përkatëse për këto pesë ndeshje. Java e 14-të e Superiores do të luhet në dy ditë, më 7 dhe 8 dhjetor.

Të shtunën do të luhen tri ndeshje. Në orën 13:30 është vendosur të luhen takimet Luftëtari-Vllaznia dhe Bylis-Partizani. Ndërsa kryendeshja e javës, Tirana-Kukësi, do të luhet në orën 16:30. Të dielën, në orën 13:30, luhet Laçi-Flamurtari, ndërsa në orën 16:30 dueli Teuta-Skënderbeu.

dddd

Sipas axhendës së kësaj jave të zbuluar nga FSHF-ja, konfirmohet se stadiumi “Selman Stërmasi” do të jetë gati për takimin Tirana-Kukësi, si dhe stadiumi “Niko Dovana” mendohet të jetë i lirë më 8 dhjetor nga çadrat e emergjencës që janë vënë në këtë fushë pas tërmetit shkatërrimtar që përfshiu Durrësin.

Por, ka dilema për javën pasardhëse, kur luhet edhe derbi Partizani-Tirana, pasi federata nuk e ka zbuluar axhendën. Mundësitë janë që derbi të luhet në mesjavën pasardhëse, 11 ose 12 dhjetor, ose në fundjavë më 14 ose 15 dhjetor.

Derbi varet nga përllogaritet që do të bëjë sektori i garave për pjesën e mbetur të kalendarit të fazës së dytë, që sipas planit duhet të mbyllet më 22 dhjetor. Federata ka njoftuar klubet se brenda datës 4 dhjetor do të vendoset edhe axhenda e javës së 15-të, ku luhet edhe derbi.

Related posts

E FUNDIT/ ÇMENDET PEREZ: ZBULONI çfarë page i ofron MODRICIT për ta “JOSHUR”

Isa.Autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Polemika për PENALLTINË, Tirana dhe Partizani ndajnë pikët (PËRMBLEDHJA)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Agjenti tregon si e zbuloi Lautaro Martinez, “vulos” të ardhmen e tij

Delo.autor

Leave a Comment