Albanian Stars Futboll Seria A

​Agjenti: Për ta rrëzuar Hysajn nevojitet shumë më shumë se një…

Gripi nuk do t’ia parandalojë Elseid Hysajt paraqitjen për Napolit kundër Lazios të shtunën mbrëma, ka thënë agjenti i tij, Mario Giuffredi.

Derbi mes Napolit dhe Lazios zhvillohet nesër në orën 20:45 në kuadër të kampionatit italian Serie A.

Hysaj nuk mori pjesë në seancën stërvitore të së enjtes për shkak të gripit dhe temperaturës dhe rrezikon ta humbë këtë ndeshje të madhe.

“Klienti im ka grip, por nevojitet shumë më shumë për ta rrëzuar atë”, ka thënë agjenti i tij.

Po ashtu, ai ka thënë se Hysaj në të kaluarën është përballur me sulmues edhe më të fortë, prandaj përballja ndaj Ciro Immobiles dhe Luis Albertos nuk do të jetë problem.

Related posts

CARVAJAL SHOKON ME DEKLARATËN/ Shikoni çfarë thotë pas humbjes me Barcelonën

Delo.autor

E BUJSHME/ Igli TARE mjeshtër i merkatos, pranë akordit me sulmuesin DEMBELE

Isa.Autor

BERISHA nga “shiu në breshër”/ Gardiani ndien presionin brenda KOMBËTARES

Isa.Autor

Leave a Comment