Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Tre klube të mëdha në “luftë” për mbrojtësin Van Dijk, ja emrat

Virxhil Van Dajk është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë të momentit. Holandezi po kalon një formë të shkëlqyer me Liverpulin dhe kombëtaren holandeze.

Shtalarti është vendimtar në çdo ndeshje të Liverpulit dhe jo rrallë ndihmon ekipin me golat e tij, si këtë fundjavë në kampionat.

Siç raporton “El Desmarque”, tratativat mes klubit anglez dhe lojtarit për të rinovuar kontratën kanë ngrirë momentalisht, çka bën Juven, PSG-në dhe Realin, të nisin interesimin.

Van Dajk është një nga të preferuarit e Klopit dhe nuk dihet se sa gjermani do të lejonte një mbrojtës të tillë të largohej. Merkatoja ende nuk ka nisur, por lajmet qarkullojnë dhe në rrjedhën e sezonit.

Related posts

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: S’e meritonim fitoren, dy lojtarët tanë na kushtëzuan

Isa.Autor

Spaleti mesazh Ikardit: Ik nëse dëshiron

Sadik.Autor

Villareali kërkon Borja Valeron, Interi mirëpret ofertën

Isa.Autor

Leave a Comment