Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“KOMBI I ISH-KAPITENIT CANA ËSHTË GODITUR NGA NJË TËRMET I FUQISHËM”/ Marseja nis mbledhjen e ndihmave për Shqipërinë (FOTO)

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta, ka bërë që shumë njerëz të solidarizohen me vendin tonë.

Të fundit që janë solidarizuar me këtë ka qenë klubi francez i Marsejës, ku për disa vite ka luajtur edhe Lorik Cana, i cili ka mbajtu raty erdhe shiritin e kapitenit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve të goditura nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma për rtë prekurit. “Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana është goditur javën e kaluar nga një tërmet i tmerrshëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen e vet popullatës shqiptare dhe u bën ngushëllimet familjeve të goditura nga kjo dramë.cana marseje

Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të bëni një donacion në favor të popullatës shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike.”, shkruan klubi francez në faqen zyrtare.

Related posts

Tirana zyrtarizon edhe miqësoren e tretë, bardheblutë masin forcat me ekipin bullgar

Q.Autor

KUKËSI I JEP “LAMTUMIRËN” TITULLIT/ Mposhtet me përmbysje nga krutanët. Laçi shkatërron durrsakët

Delo.autor

Tirana në dorë të Disiplinës, skadon afati për Muzakën

Sadik.Autor

Leave a Comment