Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Mourinho refuzoi 12 milionë paund nga Reali, ja si spanjollët i ofruan bonus për të mos firmosur

Reali i Madridit ishte gati që t’i ofronte Zhoze Murinjos një bonus prej 12 milionë paundësh që ai të mos pranonte asnjë punë tjetër dhe të priste derisa të largohej Zinedin Zidani zbulon “The Sun”.

Gjigantët spanjollë donin që ishtrajneri i tyre, të cilin e kishin piketuar sërish për ta rikthyer në “Bernabeu”, të mos shkonte në asnjë klub tjetër derisa ata ta thërrisnin.

Por portugezi e kishte vendosur dhe zemra e tij ishte për të vazhduar dhe punuar në Premier Ligë, aq më tepër në një klub të Londrës, ku atij nuk do t’i duhej që të ndahej nga familja, e cila jeton në kryeqytetin anglez. Presidenti i “Spërsave”, Daniel Levi, të cilit i nisën dyshimet për trajnerin Poçetino pas humbjes në finalen e Champions-it, i vendosi kontaktet me “Specialin”.

Në fakt, Reali nuk është i vetmi klub që iu afrua ish-teknikut të Junajtid. Dortmundi, Milani, Lioni, Lila, Benfika ishin të interesuar për t’i ofruar stolin e tyre. Madje kinezët e Guanzhusë i ofruan 40 milionë paund neto në vit vetëm që ai të merrte drejtimin e stolit të tyre.

murinjo

Por Mou e dinte se në valle ishte stoli i Totenhemit dhe me krizën e Poçetinos që shtohej, takimi në Londër i palëve më 21 tetor, ku Mou u ul për të biseduar me superagjentin Pini Zahavi, mbylli çdo portë për Realin.

Related posts

Presidenti “i çmendur”, tifozë të dhunshëm, futbollistë drejt “eksodit” historia e trishtë e Sporting Lisbonës!

Sadik.Autor

Donadoni: Shpresoj që të jem trajner i Milanit një ditë

Isa.Autor

REALI NË KAOS/ Man United “piketon” mbrojtësin spanjoll, do FIRMOSI në JANAR nëse…

Isa.Autor

Leave a Comment