Futboll Sport

“MESSI ËSHTË MBRESËLËNËS”/ Zbulohen fjalët që Modric i tha Messit kur ia dorëzoi “Topin e Artë”

Luka Modric ia dorëzoi “Topin e Artë” Lionel Messit në ceremoninë që u zhvillua në “Theatre du Chatelet” të Parisit.

Gjatë momentit të takimit, mesfushori i Real Madridit ia tha disa fjalë rivalit të tij në La Liga.

“Urime, ti e meriton”, i tha Modrici Messit.

Në tapetin e kuq, Modrici vazhdoi sërish duke ia dorëzuar atij trofeun.

“Messi është mbresëlënës, njëri ndër më të mirët e të gjithë kohëve dhe unë e përgëzoj atë për atë që e ka bërë”, u shpreh Modrici.

“Mund të jetë traditë e mirë që fituesi në fuqi i trofeut t’ia japë trofeun fituesit të radhës”.

“Unë jam këtu sepse futbolli ka të bëjë më respektin, për këtë arsye erdha këtu ta përgëzoj atë dhe t’ia japë çmimin”.

Related posts

Rui Patricio i thotë ‘po’ Napolit

Sadik.Autor

PAS VIZITAVE MJEKËSORE/ Messi arrin në hotel, pritet nga mijëra tifozë të PSG-së (VIDEO)

Delo.autor

QËNDROI BESNIK BESNIK ME KËTË FANELLË/ Buffon zbulon: Ja pse qëndrova te Juventus në Serie B

Delo.autor

Leave a Comment