Futboll Sport

“E UROJ FITUESIN”/ Sadio Mane kërkon falje për mungesën në ceremoninë e “Topit të Artë”

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ka kërkuar falje që nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Topit të Artë” që u zhvillua mbrëmjen e së hënës në Paris.

27-vjeçari Sadio Mane u radhit i katërti në garën për këtë çmimin prestigjioz ku triumfoi Lionel Messi, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë u renditën respektivisht Virgil Van Dijk dhe yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo.

“Përshëndetje të gjithë, jam Sadio Mane. Do të kisha dashur shumë të kisha qenë atje me juve, por fatkeqësisht e pata të pamundur shkaku i axhendës time, sepse e kam një ndeshje këtë të mërkurë”, ka thënë Mane.

“E uroj fituesin. Do të tentoj të jem atje dhe ndoshta edhe ta ngre Topin e Artë. Shihemi së shpejti, mirupafshim”, tha ai.

Related posts

NUK PRITEJ/ Rakitiç i hap “luftë” De Jongut: Nuk luan dot në pozicionin tim…

Delo.autor

Legjenda e Gjermanisë kritikon Hummels dhe Boateng

Sadik.Autor

“Joshet” Igli Tare/ Madrilenët mbulojnë me “ar” lojtarin serb të Lazios 

Sadik.Autor

Leave a Comment