Futboll La Liga Sport

FITOI PËR HERË TË GJASHTË “TOPIN E ARTË”/ Messi e pranon: Isha i mërzitur kur CR7 më barazoi, sepse…

Pasi fitoi për herë të gjashtë në karrierën Topin e Artë, Lionel Mesi fol për revistën “France Football”, ku nuk la pa përmendur edhe rivalitetin me Kristiano Ronaldon.

Ai e pranoi se ishte ndjerë i mërzitur kur Ronaldo e barazoi me numrin e Topave të Artë, por u shpreh se nuk mund të bënte më shumë në ato kohë.

“Më pëlqente kur kisha pesë Topa të Artë dhe isha i vetmi. Kur Kristiano fitoi edhe ai të pestin, e pranoj që më dhembi pak, sepse nuk isha më në krye të renditjes i vetëm. Por në ato momente, Kristiano e meritoi të fitonte dhe unë nuk mund të bëja më shumë. E kuptoj pse ai nuk fitoi mbrëmë. Objektivi është të fitosh Champions League, që është kompeticioni që të ofron më shumë mundësi të arrish tek Topi i Artë. Kur Ronaldo e fitoi, ishte sepse kishte bërë sezone të mëdha në La Liga dhe Champions, duke rezultuar deciziv” – u shpreh Mesi.

Related posts

PAS NJË “NGËRÇI” QË ZGJATI DISA MUAJ/ Rinisin punimet për ndërtimin e stadiumit të Partizanit… (VIDEO)

Delo.autor

Copa del Rey/ Leganes – Real Madrid, këto janë formacionet e mundshme (FOTO)

Q.Autor

JEP LAJMIN E MADH/ Veliaj: Aksionet që zotëron bashkia do… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment