Futboll Sport

E BUJSHME/ Rakitic befason me skuadrën ku kërkon të transferohet

Ivan Rakitic është i interesuar për një rikthim emocionues tek ish-skuadra e tij, Sevilla.

Kroati po kalon një periudhë të vështirë te Barcelona këtë sezon nën drejtimin e Erneto Valverde.

32-vjeçari gjatë karrierës së tij te Barcelona ka fituar katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampionëve, por me ardhjen e Valverdes ka filluar të humbasë minutat, sidomos këtë sezon, që po e kalon të tërin në bankinë.

Rakitic gjatë një deklarate së fundi, ka pranuar se do të dëshironte që një ditë të rikthehej te Sevilla.

“Unë kam thënë gjithmonë se nëse ka një nga ish-klubet e mia që unë do të kthehem, do të ishte Sevilla”, ka deklaruar Rakitic.

“Shpresoj që të mund të ndodhë një ditë, por, mbi të gjitha, unë jam i lumtur me rezultatet që kanë arritur tre Sevilla”, tha mesfushori kroat.

Related posts

LAZIO-INTER/ “I pandalshmi” Lautaro mposht Strakoshën dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Zyrtare, Roberto Martinez në krye të Belgjikës deri në vitin 2020

Sadik.Autor

Monchi sulmon yllin e Barcelonës: N’Zonzi është më i mirë se ai

Isa.Autor

Leave a Comment