Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË ÇEREKFINALE/ Lukaku “ngre në qiell” Belgjikën: Jam krenar për këtë ekip

“Personalitet dhe qëndrueshmëri, unë jam krenar për këtë ekip”. Këto janë fjalët e Romelu Lukaku, pas fitores së mbrëmshme ndaj Cristiano Ronaldos dhe Portugalisë. Falë golit të Thorgan Hazard, “Djajtë e Kuq” u kualifikuan në çerekfinalet e “Euro 2020”, ku do të përballen me Italinë. Sulmuesi zikaltër shtoi në profilin e tij në Instagram: “Na është dashur të gërmojmë thellë për ta fituar këtë ndeshje”.

Në fakt, belgët shkurorëzuan kampionët e Europës në fuqi, duke dëshmuar se kanë potencial. Yjet nuk i mungojnë, por dëmtimet e kapitenit Hazard dhe De Bryune shqetësojnë. Fabio Capello tha sot se për axurrët është kundërshtar më i lehtë Belgjika sesa Portugalia. Tani duhet të flaës fusha e blertë, se kush kalon në gjysmëfinale.

Related posts

HALILI DEL POZITIV ME COVID-19/ Ja si është gjendja shëndetësore e trajnerit të Tiranës

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Milan drejt ndryshimit të pronësisë dhe synohet “Pleshtin” me Guardiolën

Delo.autor

Takimi vendimtar, peshëngritësit ballafaqohen me KOKSH-in

Sadik.Autor

Leave a Comment