Futboll La Liga Sport

“KALIMI TEK REALI NDRYSHOI JETËN TIME”/ Rrëfehet ortieri Navas: Ja arsyeja pse firmosa me madrilenët

Kejlor Navas u largua në verë nga Real Madridi për të kaluar te një klub tjetër i madh, siç është PSG-ja.

Pas mbërritjes së Kurtua te Reali, portieri nga Kosta Rika po gjente shumë pak hapësira dhe për këtë arsye vendosi të largohet nga spanjollët.

Së fundmi 32-vjeçari ka dhënë një intervistë ku tregon për transferimin te Reali dhe arsyet e largimit nga ky klub. “Nënshkrimi me Realin e ndryshoi jetën time për mirë. Që kur isha i ri, ëndrra ime ishte të luaja për madrilenët. Sapo pashë interesimin e madrilenëve, unë thashë menjëherë po, pa e ditur fare kontratën time.

Për mua interesoheshin shumë ekipe të mëdha në atë kohë, por sapo agjenti im më tha për Realin pranova direkt. Me Zidanin kam kaluar disa përvoja vërtetë të mira dhe ai më ka mbrojtur shumë. Ai kishte shumë besim te unë dhe jam shumë mirënjohës për këtë.keylor-navas-vs-psg-nov-2015

Largimi? Te Reali menduan nuk ishte koha që unë të qëndroja atje. Në këtë situatë unë vendosa të kaloj te një ekip që ka besim te unë.”, u shpreh Navas për “El Chiringuito”.

Related posts

TRONDITËSE/ Spanja në frikë, ish-futbollisti i njohur i Barcelonës në koma pas operacionit

Delo.autor

FORMULA 1/ Vettel pranë rikthimit te Red Bull, Verstappen e paralajmëron

Delo.autor

FITUAN “KUPËN E MBRETIT”/ Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë…

Delo.autor

Leave a Comment