Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid në sulm për Paul Pogba, ideohet shkëmbimi me…

Real Madrid dhe Mançester Junajtid mund të kryejnë sërish një bashkëpunim të frytshëm midis tyre. ‘Los Blancos’ dhe ‘Djajtë e Kuq’ po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të bujshëm midis Mançesterit dhe Madridit.

Sipas medias iberike ‘’Eldermarque’’, 13 herë kampionët e Europës  kanë ndërmend t’i ofrojnë palës angleze 50 milionë € plus anësorin Vinicius Jr. për të marrë në këmbim kampionin e botës Paul Pogba.

Duke parë dëshirën e francezit ‘’për të nisur një etapë të re’’ në karrierën e tij dhe formën larg pritshmërive të 19-vjeçarit brazilian, lind mundësia që palët të realizojnë një pakt me leverdi. Pogba dhe Vinicius po marrin minuta të pakta në klubet respektive dhe e ardhmja e tyre shihet larg skuadrave ku aktivizohen.

Vinicius

Kujtojmë që vite më parë Reali dhe Mançesteri kanë shkëmbyer midis tyre disa futbollistë: Devid Bekam, Rud Van Nisterloi dhe Gabriel Hajnce si dhe një nga ‘’goditjet më të bujshme’’ në historinë e merkatos së futbollit Kristiano Ronaldo për 90 milionë € në verën e vitit 2009.

Related posts

“VETËM FITORJA ËSHTË REZULTAT POZITIV”/ Çelhaka për ndeshjen me Austrinë: Jemi të bashkuar

Delo.autor

KALOI ARREST KARDIAK/ Interi telefonon Eriksen, kthimi në Milano dhe situata aktuale e danezit

Delo.autor

Julen Lopetegui: Një lojtar si ai nuk, do të luante kurrë në ekipin tim!

Sadik.Autor

Leave a Comment