Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter-Konte drejt divorcit, zbulohen arsyet e lamtumirës

Asnjë tifoz zikaltër nuk do ta imagjinonte, Inter dhe Konte po shkojnë një ndarje përfundimtare edhe pse me një titull në shtëpi pas 11 vitesh. Lamtumira e trajnerit puljez me klubin nga Milano mund të zyrtarizohet brenda 48 orëve të ardhshme.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, koha e përfundimit të raportit midis shoqërisë zikaltër dhe Antonio Kontes sapo ka mbërritur dhe do të jetë një lamtumirë pa zënka dhe grindje.

Gjithçka lidhet me përforcimet në merkato që trajneri zikaltër kërkon garanci për të konkuruar edhe më tej se kampionati, por ajo që grupi “Suning” kërkon është plusvalenca që aktualisht është 100 milionë euro dhe ku duhet të shesin lojtarë për të blerë të rinj, dhe reduktimi me 15-20% të pagave të lojtarëve.

Konte

Në krye të listës së largimeve është Aleksandër Kolarov i cili me Interin këtë sezon rezultoi një dështim edhe pse ishte dëshira e vetë Kontes për ta sjellë në Milano, teksa mbrojtësi serb përfiton 3 milionë euro në sezon.

Për ta zëvendësuar Kolarovin, klubi zikaltër do të marrë nga huazimi nga Verona, Federiko Dimarkon i cili përfiton rreth 1 milionë euro në sezon.

konte inter

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, janë katër emrat që mund të pasojnë Konten. Masimiliano Alegri, Mauricio Sarri, Sinisa Mihajloviç dhe Simone Inzagi.

Related posts

Dominojnë prej 1 dekade/ Ja gara për mënyrën e shënimit të golave (FOTO)

Isa.Autor

PSG VAZHDON FUQISHËM NË MERKATO/ Sheiku pranë akordit me objektivin e Juventus…

Delo.autor

“Kualifikoi” INTERIN në Champions League, lojtari nuk dorëzohet: Shikojmë përpara

Isa.Autor

Leave a Comment