Futboll Seria A Sport

U VLERËSUA SI LOJTARI MË I MIRË I VITIT 2019/ Zbulon De Ligt: Nëse nuk do të isha bërë futbollist…

Matajs De Ligt u vlerësua para pak ditësh me çmimin si lojtari i ri më i mirë për vitin 2019, për shkak të formës së shkëlqyer që tregoi me Ajaksin në sezonin që lamë pas.

Pas marrjes së çmimit, mbrojtësi ka dhënë një intervistë ku me shaka është shprehur se do të ishte bërë agjent futbolli, nëse nuk do të ishte bërë futbollist.

“Nëse nuk do të isha bërë futbollist, do të isha bërë agjent futbolli për të rivalizuar me Raiolën. Përtej shakasë, kurrë nuk e kam menduar për një profesion tjetër.  Kam qenë gjithmonë i fiksuar të bëhem futbollist. Prindërit e mi kishin rënë dakord për këtë, por si fillim duhet të mbaroja studimet.

Kujtimet e mia më të mira për mua kanë nga viti i kaluar te Ajaksi. Ne fituam kampionatin dhe Kupën e Holandës, plus ishim shumë afër finales në Ligën e Kampionëve.”, u shpreh De Ligt.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Victoria Guimaraes. Nis pjesa e dytë

Delo.autor

Arsenali merr vendimin e madh për Wenger

Q.Autor

Mourinho e konfirmon: Alexis Sanchez është duke ardhur në “Old Trafford”

Q.Autor

Leave a Comment