Futboll Seria A Sport

U AKUZUA 9 VITE PËR ABUZIM SEKSUAL ME TË BIJËN/ Gjykata jep vendimin për ish-futbollistin e Serisë A

Ish-futbollisti i Serisë A, Mateo Sereni fitoi pafajësinë pas 9 vitesh betejë në shkallët e gjyqësorit italian. Ish-portieri i Sampdorias, Lacios dhe Breshias u akuzua nga ish-bashkëshortja e tij Silvia Kantoro se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tyre të vogël.

Në vitin 2015, Sereni u dënua me 9 vite për ‘’abuzim seksual me minorenë dhe marrëdhënie brenda familjes’’, por dy vite më vonë, gjykata e Torinos anuloi vendimin dhe e dërgoi për rishqyrtim.

161958416-e9ec6eb4-af49-4db3-9876-7b09a6126b20

Sot, Gjykata e Piemontit konstatoi se ‘’dëshmia e vajzës së vogël ka ngjallur dyshime se është marrë në mënyrë të papërshtatshme dhe se kujtimet e ish-gruas së Serenit, konsulentëve teknikë dhe të kriminalistikës mund të jenë mashtruese’’. Në këtë mënyrë, ‘’ferri’’ për Mateo Serenin mbaron pas 9 vitesh.

Sereni

Related posts

“DO TË SHIHNI KAUBOJSIN MË TË MIRË NË HISTORI”/ Cerrone: Conor McGregor flet shumë gomarlliqe…

Delo.autor

VAZHDON SULMIN KUNDËR “PARISIENËVE”/ Presidenti i La Liga-s: PSG, po aq i rrezikshëm sa “Super League”

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Selmani një hero. Hasani gabon nga penalltia

Delo.autor

Leave a Comment