Futboll Kategoria Superiore Sport

TËRMETI E LA PA SHPI/ Rrëfehet mesfushori Çyrbja: Pamje që nuk do e harroj kurrë…

Arbër Çyrbja, një nga lojtarët që ka luajtur në Superiore me disa skuadra të njohura, ku bie në sy Teuta dhe Kukësi, ka qenë një nga ata që kanë vuajtur nga afër pasojat e tërmetit të rëndë të datës 26 nëntor.

cyrbja

Shtëpia e tij në Durrës ka marrë dëmtime të shumta dhe mesfushori bashkë me familjen është larguar prej saj që pas mëngjesit të tmerrit, pasi ajo tashmë është bërë e pabanueshme. Çybrja, në një prononcim për “Panorama Sport“, tregon momentin e vështirë që po kalon, por flet dhe për Teutën, ku beson se ndaj Skënderbeut ekipi durrsak do të kthehet te suksesi.

Arbër si e përjetuat tërmetin, pasi ju keni qenë nga më të prekurit? 

Çfarë të them, kemi përjetuar tmerr. Por, duhet thënë shyqyr që jemi mirë si familje. Shpresoj që instancat përkatëse të na gjejnë një zgjidhje, sepse bëhet fjalë për shtëpinë ku fusim kokën. Nuk di ç’të them, s’jemi në terezi. Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Duket si një ëndërr e keqe ajo që ndodhi. Ajo që pamë ishte sikur të kishte rënë një bombë. Kudo kishte pluhur dhe njerëz që vraponin dhe ulërinin. Diku kam parë një pamje që nuk do ta harroj kurrë, e cila më tronditi. Kudo kishte shkatërrim dhe rrënoja, gjithçka që mund të dëgjoje ishin zëra dhe të qara nga njerëz që po kërkonin për familjarët e tyre.

cYRBJA

Keni një mesazh për qytetarët e Durrësit? 

Në këto momente tragjike, mbështetja duhet të jetë nga të gjithë për vëllezërit dhe motrat tona që u goditën nga tërmeti katastrofik. Duhet të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar, pasi vetëm kështu do të arrijmë që ta kalojmë ketë momente të vështirë. Zoti i bekoftë të gjithë!

Pas tërmetit kampionati u ndërpre. Ju penalizoi apo ju erdhi në ndihmë? 

Në fakt, na shërbeu për disa lojtarë që kishin probleme fizike, flas edhe për veten. Personalisht, mendoj se me situatën që u krijuar ishte gjeja më e mirë e mundshme ndalesa e kampionati. Tani kemi hyrë në një ritëm të mirë, megjithatë do të mundohem që të jemi në formë deri ditën e ndeshjes, dhe është mirë të marrim anën pozitive, ku na janë kthyer disa lojtarë që kanë pasur probleme.

Teuta vazhdon të ketë oshilacione në rezultate, ju vjen keq që nuk shkuat më larg se barazimi përballë Vllaznisë? 

Jam realisht i keqardhur. E megjithatë, le të shohim përpara, pasi ka ende shumë javë për t’u luajtur. Por, mënyra se si ne sulmojmë duhet përmirësuar në finalizim. E them këtë, duke pasur parasysh lojërat që kemi zhvilluar deri më tani. Rastet janë krijuar, lojtarët dolën disa herë para portës dhe ne atje mund të kishim shënuar. Kjo është meritë e mënyrës se si sulmojmë. Mendoj se ka funksionuar edhe mesfusha dhe krahët kanë qenë mirë. Ka një koncept të trajnerit Shkëmbi drejtpërdrejt në lojë dhe ky modul taktik, duke u interpretuar nga lojtarë të shpejtë, jep rezultate pozitive. Sa më shumë të zgjasë eksperienca e Shkëmbit në skuadër, aq më mirë do të jetë.

Nuk fitoni prej 18 tetorit. A do të vijë kthesa kundër Skënderbeut? 

Patjetër që po. Ne kemi besimin te vetja dhe hyjmë në fushën e lojës me kokën lart ndaj çdo rivali. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për ne dhe nuk duhet të humbasim. Me një humbje, do të vështirësonim shumë gjëra. Po e përgatisim ndeshjen që të marrim tri pikë. Edhe Skënderbeu vjen nga një anë e mirë psikologjike. Duhet të kemi dhe me pak fat, pasi dhe fati është pjesë e futbollit.

Skuadra ka vështirësi për te arritur te goli. Ku qëndron problemi? 

Problemi i golit nuk është vetëm te Teuta, por në përgjithësi në futbollin shqiptar, pasi sulmuesit në kampionatin tonë janë me pikatore. Kemi dy sulmues që punojnë shumë për skuadrën, Nikaç dhe Khalid, që kanë bërë një paraqitje pozitive. Konkurrenca do t’u bëjë mirë të dyve dhe do të kenë rritje nga ndeshja në ndeshje.

Si është gjendja juaj, pasi keni munguar një javë më parë? 

Gjendja ime është e mirë. Jam në formën optimale dhe jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën, duke dhënë maksimumin në fushë. Është përgjegjësi e madhe për ne. Organika e Teutës është më e plotë dhe kemi më shumë cilësi. Tani duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe synimi është që Teuta të rikthehet aty ku i takon.

Related posts

I BURGOSUR NGA VLERA E KARTONIT/ Napoli luan “PISËT” me fatin e Elseid Hysajt!

Delo.autor

GAFAT E RËNDA/ Varane: Humba unë, jo Reali! S’kam asnjë shpjegim (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA MË DYSHIME/ RONALDO PËRDHUNOI amerikanen: Policia e Las Vegasit fillon hetimet

Isa.Autor

Leave a Comment