Futboll Sport

PRIVILEGJ PËR GJYQTARIN SHQIPTAR/ Enea Jorgji do gjykojë përballjen Inter-Barcelona

Pas gjykimit në Europa Ligë, në fazën e grupeve në Turqi, Enea Jorgji do të ketë një tjetër ndeshje, ku skuadrat janë edhe më të rëndësishme.

Për gjyqtarin ndërkombëtar është caktuar sfida e Ligës së Kampionëve për të rinj, “UEFA Youth League” mes Interit dhe Barcelonës.

Në sfidën e datës 10 dhjetor, ndërkombëtari shqiptar pritet që të ketë si asistentë Denis Rexhën dhe Dojando Myftarin, shkruan “Panorama Sport”.

Kjo sfidë, vjen në vigjilje të përballjes së fundit në Ligën e Kampionëve edhe për skuadrat A, teksa gjyqtarët shqiptarë do të kenë gjithashtu ftesën që të ndjekin në “San Siro” përballjen mes zikaltërve dhe katalanasve, tashmë të kualifikuar.

Related posts

SALAH U INFEKTUA ME COVID-19 TEK DASMA E VËLLAIT/ Klopp zbulon bisedën: Ishim 50 persona, por…

Delo.autor

Ronaldo ka rilindur, zbulohet sekreti se si u rikthye në makinë golash

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Dinamo nuk ndalet, arrihet marrëveshja për sulmuesin 22-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment