Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ Solari do të tentojë hakmarrjen për disfatën e fundit (FORMACIONET ZYRTARE)

Vetëm tri ditë pas ndeshjes së fundit mes dy rivalëve më të mëdhenj në futbollin spanjoll, Real Madridit dhe Barcelonës, El Clasico kthehet edhe një herë në “Santiago Bernabeu”, këtë herë në kuadër të La Ligës.

Të mërkurën, Barcelona e turpëroi Real Madridin në shtëpi, duke e mposhtur me rezultat 3:0 dhe duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Tani, skuadra e Santiago Solarit do të tentojë të hakmerret për disfatën e fundit, por nuk do ta ketë aspak të lehtë ta arrijë këtë gjë kundër skuadrës së Ernesto Valverdes, që radhitet e para në tabelën e La Ligës, plot nëntë pikë para “Los Blancos”.

Përballja e parë mes këtyre dy gjigantëve spanjollë në La Liga nuk përfundoi aspak mirë për Real Madridin, pasi që Barcelona fitoi në shtëpi me rezultat 5:1.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Real Madrid:

Barcelona:

Related posts

DËSHTOI MË ZINEDINE ZIDANE/ Juventusi tenton një tjetër trajner francez, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Historia thotë se Anglia mund të fitojë Kupën e Botës

Sadik.Autor

Vladimir Putin: Ja kush e fiton Botërorin rus!!

Sadik.Autor

Leave a Comment