Futboll Sport

TËRMETI/ Kitanoovski nuk pranon të kthehet tek Kukësi: Mbajini dhe pagën nuk kthehem më!

Mbrojtësi i Kukësit Tome Kitanovski, siç duket e ka përjetuar keq tërmetin dhe  e ka pushtuar ka vendosur që të largohet në Maqedoni dhe të mos kthehet në ekip.

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, u shprehur lojtari do të mungojë vetëm në takimin e radhës. Por gjendja është më serioze nga çfarë thuhet në intervista.

Të paktën sipas medias “Sportclub.mk”, e cila shkruan se Kitanovski nuk do të kthehet më në Shqipëri. Për më tepër është gati që të heq dorë nga të gjitha detyrimet financiare që Kukësi ka ndaj tij, vetëm që të ndërpresë kontratën sa më parë.

Në këtë mënyrë skuadrës që lufton për titull në kampionatin shqiptar i largohet një hallkë kyçe e skuadrës, megjithëse vendimi nuk ka marrë ende formë zyrtare.

Image

Image

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Është lojtar i lirë, klubi i njohur kërkon rikthimin e Mandzukic në Europë

Delo.autor

MIQËSORE/ Koeman i beson sërisht Manajt, shikoni momentin kur shqiptari zëvendëson Grizmann (VIDEO)

Delo.autor

“Mrekullia” Les Herbies sfidon gjigantët e PSG-së, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment