Futboll Seria A Sport

HIDHET SHORTI I KUPËS SË ITALISË/ Buzëqesh Milan dhe Juventus, ja kundërshtari i fortë për “Zikaltërit” (FOTO)

Është hedhur ditën e sotme shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Një short deri diku i lehtë për Milanin dhe Juventusin, të cilët do të përballet me SPAL dhe Udineze.

Interi do të ketë një kundërshtar disi më të vështirë, teksa do të presë në shtëpi Kaljarin. Këta të fundit po kalojnë një periudhë shumë të mirë, teksa pas 14 ndeshjeve në kampionat renditen në vendin e 4-t me 28 pikë.

Buzëqesh edhe Lacio, të cilët do të presin në shtëpi skuadrën e Kremonezes. Ndeshje të vështirë pritet të ketë edhe Roma, që do të luajë në transfertën e “Tardini” ndaj Parmës së Dermakut.

Datat e këtyre ndeshjeve nuk janë përcaktuar ende, por pritet të zhvillohen mes datës 15 dhe 20 janar.

Të gjitha ndeshjet:

Fiorentina-Atalanta
Inter-Kaljari
Juventus-Udineze
Lazio-Kremoneze
Milano-Spal
Napoli-Peruxhia
Parma-Roma
Torino-Xhenoa

COPPA

Related posts

“MAGJIKE NË ANFIELD”/ Liverpool-Chelsea nis me këngë dhe një minutë heshtje (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E SPALLETTIT TEK “ZIKALTËRIT”/ Zhang-Marotta i bëjnë dalje, një ish-juventin për stolin e Interit

Delo.autor

PËRBALLJA ME SPEZIAN NË “PLAY OFF”/ Klubi italian konfirmon një rast pozitiv me Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment