Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Sulmuesi Dembele kërkon largimin, nis negociatat me dy klubet…

Aventura e Ousmane Dembele te Barcelona po shkon drejt fundit.

Sulmuesi francez ka qënë tepër “difektoz” në eksperiencën te katalanasit, duke qëndruar më shumë në infermieri se në fushë.

Por kjo nuk e ndalon Dembele që të bëj pjesë në listën e dëshirave të shumë klubeve europiane. Dhe në fakt, sipas asaj që raporton “El Desmarque”, 22-vjeçari mund të transferohet në Premier League.

Ish agjenti i tij, kur Dembele ishte pjesë e Borussia Dortmund tregon se lojtari ka nisur bisedimet me Chelsea dhe Manchester City. Negociatat janë në periudhë fillestare, teksa akordi mund të arrijë që në merkaton e janarit.

Shifrat mbeten enigmë, por besohet se Barcelona do ta lejojë sulmuesin që të largohet në formulën e huazimit me të drejtë shitje në fund të sezonit.

Related posts

ZYRTARE/ Merret vendimi i rëndësishëm për “El Clasico” e parë të sezonit

Delo.autor

E BUJSHME/ Aksionet rriten me 650 milionë euro, Manchester United feston falë Ronaldo-s

Delo.autor

Prezantohet Sarri: Chelsea që do të ndërtoj do t’ju argëtojë me spektakël dhe…

Isa.Autor

Leave a Comment