Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ PSG nuk pranon rinovimin me Thiago Silva, ja klubi që përfiton

Tiago Silva mund t’i japë fund aventurës me PSG-në, aty ku u transferua nga Milani në vitin 2012.

Megjithatë e ardhmja e mbrojtësit mund të jetë përsëri te Milani, me kuqezinjtë që thuhet se po e ndjekin me kujdes futbollistin. Qarkullojnë lajme se drejtuesit e kuqezinjve janë në kërkim të një mbrojtësi, dhe po mendojnë për rikthimin e Tiago Silvës.

Braziliani është në fund të kontratës me parisienët dhe nuk kanë nisur ende bisedimet për rinovimin e saj. Sipas asaj që shkruan “Le Parisien”, drejtuesit po hezitojnë të rinovojnë kontratën me futbollistin dhe shkak për këtë është mosha e madhe e lojtarit.

Silva është 35 vjeç, dhe klubi nuk duket i bindur për të rinovuar kontratën, me Milanin që mund të përfitojë nga kjo situatë dhe ta afrojë futbollistin me parametra zero.

Related posts

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

Imazhet e “VAR”-it të Kupës së Anglisë bëjnë xhiron e botës

Q.Autor

VIDEOLAJM/ Atmosferë rrënqethëse në “Air Albania Stadium”

Delo.autor

Leave a Comment