Kosova

Kosova bën parakalim HISTORIK në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore (FOTO)

Ekipi olimpik i Kosovës ka bërë parakalimin historik në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang të Koresë Jugore.
Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në Lojëra Olimpike Dimërore. Ndërsa hera e parë që Kosova mori pjesë si shtet në Lojëra Olimpike ishte në ato verore më 2016 në Rio të Brazilit, raporton Express.

Kosova ishte shteti i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të Pyeongchangut në Korenë e Jugut. Renditja e shteteve u bën në bazë të alfabetit korean.

Ekipit olimpik të Kosovës i priu bartësi i flamurit, skitari Albin Tahiri. Ekipi u përbë edhe nga trajneri Agim Pupovci dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës, Milaim Kelmendi.

Tahiri është sportisti i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra. Tahiri ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik.

Ai do të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Related posts

SKANDAL NË KOSOVË/ Ndërpritet ndeshja Rahoveci-Bashkimi pas një sherri masiv

Delo.autor

RRËFEN “ËNDRRËN AMERIKANE”/ Shkëlzen Gashi: E pashë veten në një grataçelë, në SHBA…

Delo.autor

Mirel Josa i lumtur pas fitores ndaj Llapit: Mposhtëm një rival direkt për titull

Q.Autor

Leave a Comment